E pabesueshme! Kjo është makina fantastike që Porsche po përgatitet të prezantojë në korrik

Admin 0

Sipas disa zërave nga brenda kompanisë, Porsche po bëhet gati që të debutojë tek evenimenti i Goodwood Festival of Speed me makinën e re Porsche 718 Cayman GT4. Modeli i cili ende nuk është prezantuar zyrtarisht ka një motorr i cili mund të prodhojë deri në 420 kuajfuqi. Fotot e bëra gjatë testimeve të zhvilluara nga Porsche na japin një ide shumë të mirë rreth pamjes së jashtme të kësaj makine. Ajo që vihet re më shumë janë ndryshimet tek pjesa e përparme e makinës në krahasim me modelin standart. Këto modifikime janë bërë që makina të përfitojë sa më shumë nga pjesët aerodinamike në mënyrë që kjo makinë të jetë më e shpejtë se modeli standart. Në ndryshim nga modeli standart modeli Cayman GT4 ka një bisht në pjesën e prapme të makinës.

Gjithashtu edhe marmitat janë modifikuar disi duke i dhënë makinës një pamje më agresive.  Porsche është duke ndëtuar edhe modelin 718 Boxter Spyder e cila do të jetë e njëjtë me modelin GT4 me përjashtim të çatisë e do të mund të hapet. Megjithëse Porsche ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë zyrtare nuk është çudi që në Goodwood Festival sëbashku me GT4 të debutojë edhe modeli 718 Boxster Spyder.

This post is also available in: English