E pabesueshme! Kjo makinë e rrallë do të dale në ankandin e Retromobile.

Admin 0

Në ditët e sotme Aston Martin prodhon disa nga makinat më të bukura në botë, por modelet e disa viteve më parë ishin edhe më tërheqëse duke qenë se shumë nga rregullat e sotme nuk ekzistonin. Një shembull perfekt i këtyre makinave tërheqëse është  një Aston Martin DB4 Volante. Në ankandin e Retromobile të interesuarit do të kenë mundësinë të blejnë një Aston Martin DB4 Volante shumë speciale. Një model DB4 Volante është një model shumë i rrallë por kjo makinë me numër shasie #1173 që do të dalë në ankand është e vetmja në botë. Kjo makinë u ndërtua me porosi nga pronari i atëhershëm i Aston Martin David Brown për një mikun e tij. Kjo makinë është makina e vetme DB4 Volante e cila ka një motorr DB4 GT të vendosur nga fabrika.

Aston Martin do të nxjerrë në shitje edhe makina të tjera në ankandin që do të mbahet në Paris. Një nga makinat që do të dalë në shitje përveç DB4 Volante është edhe një Aston Martin 40 Vantage V600 Le Mans makinë e cila u ndërtua për të festuar 40 vjetorin e fitores së garës së parë të një makine Aston Martin në garën e Le Mans. Një tjetër makinë që do ta mund ta bleni në Retromobile është edhe një makinë V12 Aston Martin Vanquish. Të gjitha këto makina do të jenë në shitje tek Retromobile nga data 6-10 shkurt.

This post is also available in: English