E pabesueshme! Kompania polake e bëjnë Mercedesin “prej druri”

ardita 0

Carlex është një kompani polake pak e njohur por mjaft e sukseshme që merret me ridizajnimin e makinave. Carlex ka ridizajnuar një Mercdes G-Class në një mënyrë mjaft unike, pjesa e brendshme e kompanisë është bërë e gjitha me dru. 

Ata ridizajnuan Mercedes-in e ri G-Class, modelin më të lartë AMG G 63, makina u quajt G-Yachting Limited Edition. Nga jashtë, G-Class është modifikuar pak por në pjesën e brendshme polakët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Kudo që të shikoni do të shihni dru, më saktë dru të shtrenjtë që përdoret nëpër jahte. 

Carlex nuk ka zbuluar sesa ka kushtuar rimodelimi i G-Class por ka thënë që riprodhimi sigurisht që nuk është i lirë. Kjo makinë e prodhuar nga fabrika kushton afërsisht 200 mijë euro.