Njihuni me Mustangun elektrik të krijuar nga rusët, ja sa kuaj fuqi do të ketë

ardita 0

Kompania ruse Aviar Motors sapo ka prezantuar krijimin e saj të parë: R67 .

Bazuar në një Ford Mustang Fastback të vitit 1967, Aviar R67 thuhet të jetë “makina e parë elektrike ‘muscle’ që ka një dinamikë të pabesueshme dhe që ofron një nivel të lartë komoditeti”.

Makina elektrike e Aviar prodhon 840 kuaj fuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 2.2 sekonda. Do të ketë motore elektrike 100 kWh që e lejon R67 të udhëtojë deri në 315 milje, me një karikim të vetëm . 

Edhe pse ende nuk ka filluar prodhimi, kompania ruse ka filluar me pranimin e porosive për këtë makinë.