E pabesueshme! Koncepti Mercedes Vision AVTR bazohet në filmin Avatar

ardita 0

Jo të gjitha konceptet janë njësoj por disa prej tyre jane të destinuara për t’u futur ne prodhim. Disa janë një dizejnim i thjeshtë disa të tjere janë një kombinim potencial i dizajneve të së ardhmes dhe teknologjisë së avancuar. Mercedes-Benz Vision AVTR bën pjesë nën kategorinë e fundit.

Debutoi zyrtarisht në ‘2020 Consumer Electronics Show’ (CES) në Las Vegas makina koncept që prodhuesi gjerman ëndërron ta prodhojë një ditë. Ndoshta kjo ëndërr nuk është shumë larg pë t’u realizuar. Mercedes po bashkëpunon me skuadrën e James Cameron që po bëjnë filmin Avatar për krijimin e këtij koncepti.

The vision AVTR (Advanced Vehicle Transformation) u zbulua në skenë nga Ola Kallenius, James Cameron dhe disa pjesëtarë të kastit të Avatarit përfshirë edhe producentin Jon Lanadau dhe dizajnerin e produksionit Ben Proctor. Të tre kanë luajtur role shumë të rëndësishme në krijimin e këtij koncepti.

Vision AVTR ka të bëjë me shfaqjen e ideve të kombinuara nga projektuesit, inxhinierët dhe futuristët. Koncepti vepron si një “organizëm i gjallë” i aftë të lidhet me përdoruesit e tij dhe t’i lejojë ata të ndiejnë botën përreth tyre. Për shembull, thjesht po të vendosni dorën në kontrolluesin qëndror dhe automjeti do të lexojë pulsin tuaj. 

Elementet e ndriçimit dhe stilimit të brendshëm janë frymëzuar nga shtëpitë e specieve Na’vi dhe shtresa e gjetheve ku flenë. Dhe jo, nuk ka timon.