E pabesueshme! Ky është çmimi i një Mini klasik elektrik

Admin 0

Shumë kompani të ndryshme si David Brown Automotive por edhe BMW kanë tentuar dhe kanë ndërtuar makina Mini elektrike. Këtë herë ishte radha e një ekipi specialistësh nga Swindon për të krijuar makinën e tyre Mini elektrik. Kjo makinë do të quhet Swind E Classic Mini dhe vetëm 100 makina të tilla janë planifikuar për tu ndërtuar. Kjo makinë do të ketë një motorr elektrik që prodhon 80 kw që do të furnizohet nga një bateri me të cilën mund të përshkosh 125 milje pa e karikuar. Kjo do të ishte mëse e mjaftueshme për të bërë disa xhiro në qytet. Kjo makinë arrin një shpejtësi nga 0-60 mph në vetëm 9.2 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 80 mph.

Gjithashtu në këtë makinë do të gjeni porta USB për të karikuar telefonin, sedilje lëkure me ngrohje si edhe amortizatorë dhe frena të reja. Ende nuk është vendosur nëse këto makina do të ndërtohen me timonin në krahun e majtë apo të djathtë por çmimi i një makine të tillë është 79,000 paund. Si mendoni a ja vlen të harxhoni një shumë kaq të madhe parash për një Mini klasik elektrik.

This post is also available in: English