E pabesueshme! Ky është çmimi i shitjes së kësaj makine Ferrari

liridona 0

Kjo është një makinë Ferrari e vjetër e ndërtuar në vitin 1956 si një makinë garash.

Gara e parë në të cilën kjo makinë mori pjesë quhej Mille Maglia.

Megjithatë ajo që e bën këtë makinë të veçantë është se kjo makinë është pilotuar nga pilotët më të mirë të atyre kohrave si: Juan Manuel Fangio, Phil Hill, Peter Collins, Sir Stirling Moss etj.

Kjo është arsyeja pse kjo Ferrari 290MM e ndërtuar në vitin 1956 u shit në ankandin e RM Sotheby për shumën e 22,005,000 dollarëve.

Kjo makinë ka garuar edhe në pista si Nurburgring, Targa Florio, Swedish GP apoe edhe Sebring. Pronari i mëparshëm i bëri një restaurim makinës në vitin 2011.

Vetëm 4 makina 290MM u ndërtuan nga Ferrari dhe sot në botë ekzistojnë vetëm 3 të tilla.