E pabesueshme! Ky është çmimi për të cilin u shit ky McLaren Senna

ardita 0

Me vetëm 500 makina të prodhuara blerja e një McLaren Senna mund të jetë shumë e vështirë, sidomos kur të gjitha makinat u shitën ende pa u prodhuar. Mirëpo një makinë e tillë doli në ankand.

Ky McLaren Senna është një nga makinat e para të ndërtuara nga McLaren. Kjo supermakinë kishte përshkuar vetëm 452 km dhe është në gjendje shumë të mirë. Kjo bëri që çmimi i shitjes së kësaj makine të ishte 1,457,500 dollarë.

Gjithashtu mos harroni se McLaren po ndërton edhe 75 makina të Senna GTR të cilat janë më të shpejta se modeli standart i Senna-s por ato nuk do të mund të përdoren jashtë pistave të garave. Sipas kompanisë britanike çmimi i një McLaren Senna GTR do të jetë rreth 1.4 milion dollarë.

This post is also available in: English