E pabesueshme! Ky është mjeti lundrues që punon me energji diellore (VIDEO)

ardita 0

Ky mjet lundrues furnizohet plotësisht nga energjia diellore dhe quhet MS Tûranor PlanetSolar. Ishte kompania zviceriane PlanetSolar që e ndërtoi këte mjet lundrues, i cili është më i madhi që është ndërtuar ndonjëherë me panele diellore. 

Mjeti lundrues është lançuar në vitin 2010, gjithësej ka kryer 585 udhëtime rreth botës. Ka lundruar nëpër shumë vende si: Venecia; Itali, Paris; Francë, Londër; Angli dhe në Nju Jork.

I gjithë udhëtimi është mundësuar plotësisht nga energjia diellore. Janë 500 panele diellore të cilat mbulojnë pjesën e kuvertës, ato gjithësej prodhojnë 120 kw energji. Ka një shpejtësi mesatare rreth 5 nyje.

Tashmë mjeti lundrues po përdoret si laborator për kërkime shkencore dhe gjithashtu po përdoret  për të rritur ndërgjegjësimin për zgjidhjet alternative të energjisë.

 

This post is also available in: English