E pabesueshme! Ky Nissan Qashqai sapo u bë SUV-i më i shpejtë në botë

ardita 0

Në Britaninë e Madhe tek shfaqja e shpejtësisë Vmax 200, makina Nissan Qashqai ka vendosur një rekord të ri, duke lënë prapa edhe supermakinën suedeze Koenigsegg Agera RS.

Severn Valley Motorsport e modifikuan makinën duke ia rritur sistemin GT-R dhe i vendosën një motor Godzilla, që i mundësoi që të prodhojë 2000 kuaj fuqi. Nissan Qashqai tregoi shpejtësinë maksimale prej 382,7 km/orë, ndërsa Agera RS vetëm 356 km/orë. Mos harroni që para pak kohësh Agera Rs u njoh zyrtarisht si makina më e shpejtë që është prodhuar ndonjëherë në botë.

Me këtë rast, Qashqai-R theu rekordin e shpejtësisë së makinës SUV, që deri tani e mbante “Toyota” që arriti 370 km/orë.

Gjatë kësaj gare, i dyti doli Koenigsegg Agera RS, kurse e treta Koenigsegg One me 350 km/orë. Lamborghini, BMW dhe McLaren ishin po ashtu në garë, por u renditën më poshtë në listë.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”39″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

 

 

This post is also available in: English