E pabesueshme! Land Rover Defender rikthehet në Ameriken e Veriut pas një mungese 21-vjecare

ardita 0

Jaguar Land Rover ka njoftuar se SUV-i 4×4 do të rikthehet në tregjet amerikane dhe kanadeze në vitin 2020. 

Defender ishte shumë i famshëm në SHBA nga vitet ’50 deri në vitet ’70, dhe përsëri në vitet ’90. Land Rover ka filluar testimin e Defenderit të ri në kushtet e ndryshme klimatike anembanë botës.

Në Amerikën e Veriut ka gjasa që të testohet në luginën e famshme të vdekjes në Kaliforni dhe në veri të Kanadasë. Kompania britanike njoftoi se do të lançojë Defenderin në fund të vitit 2019 si një model për 2020.

Defender i ri është ri-dizajnuar me pamjen që i është përshtatur për dekada, dhe nuk përdor pjesë të versionit të mëparshëm. Akoma nuk kemi ndonjë informacion rreth motorit apo çmimit të tij.