E pabesueshme! Land Rover rikthen modelin Discovery Sport

ardita 0

Modeli Dicovery Sport që Land Rover ka rikthyer është gjithashtu në dispozicion në versionet me motorë hibridë.

Modeli për vitin 2020 është ri-dizajnuar në mënyrë diskrete jashtë dhe brenda, dhe ndryshimet më të dukshme kanë të bëjnë me pamjen e dritave LED dhe mbrojtësve anësorë.

Motori bazik benzinë është 2.0-litër me 4 cilindra e kapacitet prej 147kW/200 kuajfuqi, dhe është i kombinuar me një motor elektrikë. Versioni tjetër hibrid është ai me benzinë që siguron 250 184kW/kuaj fuqi.

Motorët me naftë janë gjithashtu 2.0-litër me katër cilindra, derisa ai bazik posedon 150 kuajfuqi dhe mund të porositen me ose pa sistemin hibrid. Po ashtu, në dispozicion janë edhe motorë dizelë (hibrid) me kapacitet prej 180 dhe 24 kuajfuqi.

Land Rover Discovery Sport për vitin 2020 tashmë mund të porositet në Britani të Madhe me një çmim prej 31.575 funte.