E pabesueshme! Lincoln Continental do të lancohet me dyert që hapen në mes

ardita 0

Sa herë që prodhuesit e makinave prezantojnë koncepte të reja, ndodh që disa prej tyre nuk përfshihen në prodhim.

Për dallim prej BMW i3 dhe Rolls-Royce, asnjë prej makinave moderne nuk kanë dalë prej prodhimit, me këtë sistemin e hapjes së dyerve edhe pse ishin promovuar në koncept.

Tashmë Lincoln ka njoftuar se për të festuar 80 vjetorin e Continental, do të lançojë në 2020 edicionin e veçantë me dyer që hapen në mes, njësoj sikur ishte shfaqur më parë. Gjithësej do të krijohen vetëm 80 modele të tilla.

Thuhet se fuqia do të mbetet e njëjtë si i modelit të prezantuar në 1961, motori V6 twin-turbo, 400 kuaj fuqi. Çmimi i saj ende nuk është shpallur zyrtarisht por sipas shtypit në Detroit mendohet se do të kushtojë 100 mije dollarë secila.

Po qe se prodhohet në këtë formë, sikurse Continental që prodhohej në mesin e viteve të 60-ta, atëherë do ishte një rikthim i mahnitshëm.