E pabesueshme! Makina e ardhshme Volkswagen Jetta GLI do të jetë më e mirë se një Golf GTI

Admin 0

Makina Volkswagen Golf GTI është një nga modelet më legjendare të ndërtuara nga kompania gjermane. Ajo u prezantua për herë të parë në vitin 1976 dhe që atëherë mbetet një nga modelet më të preferuara. Mirëpo një tjetër model i krijuar nga Volkswagen nuk kishte të njëjtin fat si modeli Golf GTI. Modeli Volkswagen Jetta GLI ka qenë gjithmonë në hijen e modelit Golf GTI. Edhe pse në tregun amerikan modeli Jetta ka qenë më e suksesshme se modeli Golf vëmendja e kompanisë gjermane ka qenë gjithmonë tek Volkswagen Golf për shkak se ky model ishte më i njohuri në kontinentin europian.

Megjithatë një lajm i mirë vjen edhe për fansat e modelit Jetta. Modeli i ardhshëm i kësaj makine, ai që u prezantua javën që shkoi në Chicago Auto Show do të jetë më i mirë se Golf-i. Modeli i ri Jetta do të pajiset me të gjitha sistemet e fundit që ka edhe modeli Golf por forma dhe mënyra  e ndërtimit të Jetta-s e bën atë pak më të mirë se modeli Golf. Sipas njërit prej zyrtarëve të Volkswagen, Adam Reinhardt makina Jetta GLI e re do të ketë edhe një çmim pak  më të ulët se Golf-i. Ky është një lajm fantastik për të gjithë fansat e Volkswagen Jetta. Makina e re Jetta GLI ka një motorr 4-cilindërsh turbo që prodhon deri në 228 kuajfuqi.

This post is also available in: English