E pabesueshme! Makina e parë tërësisht elektrike e Porsche është gati për prodhim

ardita 0

Kohët e fundit është parë duke u testuar në rrugë modeli Taycan i markës së mirënjohur Porsche, ai duket se është më i kompletar se kurrë. Pjesërisht i dukeshin edhe dritat LED që ngjajnë pak me ‘Mission E Concept’.

Kjo është makina e parë tërësisht elektrike nga Porsche e cila duket se është gati për prodhim. Zyrtarë nga Porsche kanë bërë të ditur se bateritë e fuqishme ia mundësojnë të lëvizë pandërprerë për 500 kilometra. Përmes një sistemi të avancuar, Taycan mbushet për 15 minuta, aq sa për të lëvizur për 400 km.

Pritet që Porsche Taycan të prezantohet në fillim të vitit që vjen, përpara se të lançohet më 2020.