E pabesueshme! Mansory prezanton ‘bishën’ AMG G63 me 800 kuajfuqi

ardita 0

Mansory njihet si një ndër kompanitë më të mira për modifikimin e makinave.

Së fundi, Mansory ka modifikuar super SUV-in e Mercedesit, duke e kthyer atë në një ‘bishë’ shumë të fuqishme. Mansory ka modifikuar Mercedes G-Class G63 si nga jashtë ashtu edhe nga brenda dhe mbi të gjitha motorin e tij.

Trupit të tij i janë shtuar shumë tipare të bëra nga fibrat e karbonit, e edhe pse ky material nuk njihet si i qëndrueshëm ndaj plumbave, nën të ka materiale të cilat janë të papërshkueshme nga plumbat të kalibrit 30.

Mansory G63 vjen me dy versione të motorëve për tu zgjedhur nga blerësit, njëri me 700 kuajfuqi e tjetri me 800.