E pabesueshme! Maserati mund të lançojë modelin e mrekullueshëm Alfieri në 2020

ardita 0

Gjatë një takimi të shkurtër me kryebashkiakun e Modena-s, pronari i Maserati dha një deklaratë mjaft interesante. Ai deklaroi se fabrika e Modena-s do të prodhojë makina sportive të një cilësie dhe teknologjie shumë të lartë.

Ai gjithashtu tha se kjo fabrikë do të prodhojë një model të ri sportiv duke nisur nga gjysma e parë e vitit të ardhshëm. Ky mund të jetë modeli i shumëpritur Maserati Alfieri. Maserati ka prezantuar planet për ndërtimin e këtij modeli që në vitin 2014 por vetëm qershorin e vitit të kaluar pranoi se kjo makinë ishte në planet e tyre për tu ndërtuar.

Sipas simulimeve kompjuterike të bëra nga kompania makina e re e cila mund të jetë hibride mund të arrijë një shpejtësi nga 0-62 mph në vetëm 2 sekonda. Versioni hibrid ndryshe nga makina e prezantuar në vitin 2014 e cila kishte motorrë V8, mendohet të ketë një motorr V6 dhe një motorr elektrik. Sidoqoftë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim për informacione të tjera.

This post is also available in: English