E pabesueshme! Meksikanët fajësojnë Volkswagen që nuk bie shi

ardita 0

Fermerët meksikanë kanë akuzuar gjigandin gjerman të automobilave Volkswagen, se po provokon thatësirë në Puebla. Aty ku Volkswagen ka fabrikën më të madhe të makinave jashtë Gjermanisë. 

Fermerët thonë se të mbjellat e tyre po dëmtohen nga makinat e markës gjermane. Tani ata kërkojnë më shume se 70 milionë pesos (3.7 milionë $) kompensim nga Volkswagen. Kompania ka instaluar disa valvula në fabrikë të cilat prodhojnë nxehtësi në atmosferë me qëllim  parandalimin e formimit të breshërit që i kishte dëmtuar makinat e parkuara jashtë. Megjithëse teknologjia ende nuk ka prova shkencore që mbështet efikasitetin e saj, prodhuesit të makinave i është dhënë zyrtarisht leje për të përdorur këtë mekanizëm.

Një përfaqësues i fermerëve të zonës, Gerardo Perez tha: “Pajisjet e Volkswagen jo vetëm që shpërndajnë stuhitë e breshërit por kanë ndalur reshjet që nga maji, që është fillimi i sezonit të shiut në Meksikë. Kompania mund të marrë masa të tjera për të mbrojtur makinat e saj, por njerëzit këtu nuk mund të jetojnë me asgjë tjetër përveç tokës së tyre.”

Kjo nuk është polemika e parë mjedisore për krijuesin e makinave e cila ende ka të bëjë me pasojat e skandalit të emetimeve të gazeve që shpërtheu në vitin 2015. Zyrtarët e Volkswagen në Meksikë reaguan duke thënë se kompania i ka të gjitha lejet e nevojshme për të operuar pajisjet në Puebla. 

Volkswagen filloi operacionet në Meksikë në vitin 1965 dhe fabrika që kanë në Puebla është shumë e madhe. Ajo arrin të prodhojë më shumë se 450,000 automjete në vit dhe operon gjatë gjithë kohës duke punësuar rreth 15,000 vetë.

This post is also available in: English