E pabesueshme! Mercedes njofton se do të prezantojë edhe makinën e pestë elektrike

ardita 0

Deri më tani, Mercedes ka konfirmuar katër modele elektrike EQ që pritet të rivalizojnë me Tesla-n, Audi-n dhe Jaguar.

Pasi prezantoi modelin EQC SUV, prodhuesi gjerman bëri të ditur se do ta lançojë edhe sedanin elektrik EQS, modelin EQA dhe SUV-in e vogël EQB. Tashmë ka konfirmuar se do të lançojë edhe modelin e pestë EV.

Krahas fotografive të furgonit elektrik V-Class, Mercedes bëri të ditur se do ta prezantojë modelin EQV gjatë muajit mars, në panairin e makinave në Gjenevë.

Raportohet se kjo makinë do të lançohet gjatë vitit 2022, pikërisht në kohën kur lançohet edhe Volkswagen I. D. Buzz.

This post is also available in: English