E pabesueshme! Mini sjell katër modele të reja në Los Anxhelos ‘Auto Show’

ardita 0

Los Anxhelos ‘Auto Show’ do të zhvillohet brenda kësaj jave, kështu që prodhuesit e automjeteve kanë filluar të zbulojnë pak nga makinat që do të prezantojnë.

Këtë vit Mini do të sjellë katër modele të reja të edicionit Cooper, Countryman dhe Clubman, të cilët do të bëjnë debutimin e tyre në SHBA. Kompania Mini gjithashtu ka konfirmuar se do të rikthente modelin GP John Cooper Works në vitin 2020, megjithëse nuk do të shfaqet në Los Anxhelos.

Edicioni John Cooper Works Knight është i bazuar në modelin John Cooper Works Hardtop. Ky model i edicionit special është i disponueshëm ekskluzivisht në ngjyrën e zezë dhe ka disa shirita gri dhe ngjyrë të kuqe. Pritet që edicioni John Cooper Works Knight të lançohet në treg vitin e ardhshëm.

Modeli tjetër i Cooper që do të shfaqet në panair është edicioni John Cooper Works International Orange. Në fakt ky edicion është prezantuar më parë nga Mini dhe aktualisht ndodhet në treg.

Mini do të shfaqë edhe një edicion të veçantë SUV të quajtur edicioni Countryman Yin Yang i cili do të dalë në shitje muajin e ardhshëm në të gjithë SHBA-në.

Së fundmi, edhe edicioni Mini Clubman Starlight ashtu sikurse SUV-i Countryman Yin Yang do dalë në shitje muajin e ardhshëm.

This post is also available in: English