E pabesueshme! Modifikohet Ford Bronco nga kompania ‘Maxlider Brothers Customs’

ardita 0

Ford kurrë nuk i ofroi publikut një Bronco me katër dyer, të paktën derisa SUV i ardhshëm të ringjallte emrin e saj. Ekipi i ‘Maxlider Brothers Customs’ vendosi ta bënte këtë ide realitet.

SUV-i klasik pësoi ndryshime praktike, duke iu shtuar kryesisht dy dyer tjera, ndërtimi i saj është mbresëlënës, duke filluar që nga jashtë.

Megjithëse, tingëllojnë si ndryshime të lehta, nuk është aq e thjeshtë që të priten pjesët dhe të zëvendësohen me tjera shtesë.

Këtë herë, ekipi i ka hyrë punës për ta modifikuar një prej modeleve origjinale dhe shumë të rralla të Ford Broco, të cilit i kanë shtuar edhe motorin që prodhon 670 kuaj fuqi. Punimi vjen pikërisht në një kohë, kur priten lajme konkrete, se kur do të prezantohet dhe çfarë do të përmbajë gjenerata e katërt e pasardhësit të kësaj makine.

This post is also available in: English