E pabesueshme! Modifikohet Lamborghini Huracan Avio nga kompania ‘Luethen Motorsport’

ardita 0

Pothuajse tre vjet më parë, Lamborghini paraqiti Huracan Avio në Gjenevë, i cili ishte një prodhim i kufizuar në vetëm 250 njësi.

Ndërkohë kompania që modifikon makina ‘Luethen Motorsport’ është marrë me të. Ajo nuk i ka prekur motorin e tij V10, 5.2 litërsh që prodhon 610 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra e arrin për 3.2 sekonda.

‘Luethen Motorsport’ në fakt është marrë edhe me aerodinamikën e Huracan Avio. 

Paketa e Luethenit për aerodinamikën e këtij Huracan Avio, ndër të tjera përfshin rrotat “Roc Schmiederader FL.10” prej 20 dhe 21-inç, si dhe ngjyrë të veçantë për pjesën e jashtme dhe etiketën “L63” në dyert (“L” nënkupton emrin e kompanisë dhe “63” vitet e themelimit të kësaj kompanie).

This post is also available in: English