E pabesueshme! Nissan Leaf shpallet makina më ekologjike e vitit

ardita 0

Tek  shfaqja e World Car Awards për herë të parë është shpallur Nissan Leaf si vetura më ekologjike e vitit.

Leaf ishte vetura e parë elektrike e cila hapi edhe trendin për të gjitha veturat e tjera pasuese që po shtohen çdo ditë e më shumë.

Por gjithsesi Leaf mbetet ikona e vizionit të veturave Nissan për ndryshimin e mënyrës sesi veturat furnizohen, drejtohen dhe integrohen në shoqëri.
Leaf mbetet vetura më e shitur në botë, ndërsa në 2018, Nissan Leaf sjell gjeneratën e dytë të tij me shume përparësi.

Nissan Leaf 2018 ishte në krye të një liste prej pesë konkurrentësh, por ishte vetura e vetme elektrike në po të njëjtën  kategori. Juria vlerësoi se impakti i përgjithshëm në ambient ashtu si niveli  i emëtimeve e përcaktoi fituesin e kategorisë për veturën me ekologjike të vitit.

Lini një Përgjigje