E pabesueshme! Nissan thyen rekordin botëror për ‘vallëzimin’ e sinkronizuar të 180 makinave (Video)

ardita 0

Tashmë dihet që makinat e prodhuesit japonez Nissan janë të fuqishme, komode dhe që kanë arritur të thyejnë rekorde të ndryshme.

Rekordi më i fundit që ka arritur të thyejë nuk ka të bëjë me ndonjë sfide shpejtësie në pistën e Nurburgring, Gjermani, por ka të bëjë me 180 makina Nissan Patrol SUV që kanë ‘vallëzuar’ të sinkronizuar në formën e një fajkoi.  

Nissan e arriti këtë rekord të ri duke mposhtur mbajtësit e rekordeve botërore të mëparshme me 36 makina. Parë nga lart dukej sikur fajkoi ishte gati për fluturim mbi rërën e shkretëtirës Arabe.

Kjo është hera e tretë që Nissan Patrol shënon rekord Ginisi në Dubai . Në shtator të vitit 2015, makina ka thyer rekordin për ngjitjen më të shpejtë të një dune ranore prej 100 metrash për 4.9 sekonda. Titullin e parë e ka arritur në gusht të vitit 2013 kur Nissan Patrol në mënyrë të suksesshme tërhoqi avionin më të rëndë në botë për 50 metra në Aeroportin Ndërkombëtar të Sharjah-ut në Emiratet e Bashkuara Arabe.