E pabesueshme! Njihuni me “Motorrin-shtëpi”

ardita 0

Një student ka dizajnuar një mënyrë sesi të merrni me vete krevatin tuaj… në motorr. Por, çfarë është “Motorri- shtëpi”? 

“Motorri-shtëpi” është ideja e Jeremy Carman, një student arkitekture në Universitetin e Kalifornisë së Jugut.
Në thelb një rulotë për motocikleta vendoset në pjesën e pasme të motorrit duke i siguruar udhëtuesit një dhomë gjumi të vogël por të rehatshme.

Qëllimi është që ti japë përdoruesit të saj një experiencë si kurrë më parë, në një mjet atletik dhe shumë të aftë duke i siguruar përdoruesit një dhomë, praktike dhe të qëndrueshme.

Ai thotë: “Kur isha fëmijë, xhaxhai im në oborrin e tij të pasëm ka patur një nga rulotat që në vitet 70 kanë bërë bujë. Asnjëherë nuk e kisha parë rulotën të instaluar në kamion – në fakt nuk ka pasur një të tillë për një kohë të gjatë dhe unë me kushërinjtë e mi shpenzonim goxha kohë atje duke luajtur, dëgjonim bandat metal që supozohesh që të mos dëgjonim. Gjithmonë kam patur simpati për rulotat, kështu që kur e ndërtova “Motorrin-shtëpi”, mua mu rikthye nostalgjia.

Për më tepër detaje shikoni videon: 

 

 

This post is also available in: English