E pabesueshme! Për shkak të Korona-Virusit, kompania e famshme shet makinat në një tullumbace

ardita 0

Prodhuesi indian Tata Motors, në mënyrë që të minimizonte mundësitë e transmetimit të korona-virusit, vendosi të prezantojë makinat e tij në tullumbace. Vendosja e makinës në një tullumbace plastike zvogëlon mundësinë e përhapjes së vitusit, në këtë mënyrë klienti e merr makinën në kushte pothuajse sterile.

Tata shfrytëzoi kohën e pandemisë për të rinovuar gamën e tij të makinave dhe për të lançuar modele të reja. Kompania ka regjistruar një rritje të shitjeve. Ata kanë futur një program të plotë të dezifektimit të makinave në zinxhirin e furnizimet si dhe transportin e makinave nëpër tullumbace të tilla sigurie.