E pabesueshme! Porsche mund të prodhojë një makinë SUV të bazuar në modelin 911

ardita 0

Një nga zyrtarët e bordit te kompanise Porsche, Detlev von Platen ka thënë gjatë një interviste me ‘Autocar India’ se mund të prodhojë një SUV të bazuar në modelin 911.

Sipas Platen, nuk ka patur biseda të brendshme rreth këtij projekti por ka thënë se gjithçka është e mundur dhe pritet të shihet në të ardhmen. “Vetëm se do të jetë një edicion shumë i limituar që nuk do të kushtojë lirë”, ka shtuar ai.

Ideja e një Porsche 911 SUV do t’i shqetësonte entuziastët e këtij modeli, por nuk është asgjë e pazakontë. Ndërtimit të makinave SUV, tashmë i kanë hyrë edhe Aston Martin dhe Ferrari.