E pabesueshme! Prodhimi i këtij Range Rover-i është anulluar

ardita 0

Kompania Jaguar Land Rover ka njoftuar se fuoristrada Range Rover SV Coupe nuk do të prodhohet. Modeli i cili ishte planifikuar të ndërtohej në një numër të limitur nga divizioni i Operacioneve Speciale të JLR nuk do të ndërtohet fare.

Kompania deklaroi se investimet që ishin planifikuar për ndërtimin e kësaj fuoristrade do të kalojnë tek ndërtimi i një modeli edhe më të mirë makine si modeli i ri Land Rover Defender. Sipas kompanisë anulimi i ndërtimit të kësaj makine nuk erdhi si pasojë e porosive të ulëta për ta blerë edhe pse kompania nuk ka bërë të diur se sa makina të tilla kërkoheshin.

Me shumë mundësi ky anullim ka ardhur si pasojë e planit të kompanisë për të kursyer rreth 2.5 miliardë paund gjatë vitit të ardhshëm.