E pabesueshme! Prodhimi i motorit të famshëm V12 të Mercedes-AMG është drejt fundit

ardita 0

Besoj se ju kujtohet motori i fuqishëm V12 i Mercedes-AMG. Ky motor legjendar 6-litërsh turbo i cili mund të prodhojë 621 kuaj fuqi është drejt fundit, kjo është konfirmuar edhe nga kreu i AMG Tobias Moers në fillim të vitit.

Gjatë prezantimit të makinës A35 në Paris ‘Motor Show’ ai ka rikonfirmuar atë që tha në fillim të vitit se motori V12 nuk do të prodhohet më. Ai gjithashtu pohoi se vëmendja e kompanisë është tek motorri V8 hibrid.

Tobias Moers sqaroi se teknologjia hibride do të përdoret tek motorët e rinj të modeleve AMG për të rritur performancën dhe efikasitetin e makinës. Kjo deklaratë konfirmon rrugën e kompanisë e cila preferon motorrin V8 me ndihmën e motorëve elektrikë për shkak të efikasitetit të tij. Shumë shpejt do të shohim që çdo makinë e re ose fuoristradë do të pajiset me këtë lloj teknologjie.

This post is also available in: English