E pabesueshme! Range Rover ndërron mendje për prodhimin e SUV-it me dy dyer

ardita 0

Sikurse Bentley Bentayga e Rolls Royce Cullinan edhe Land Rover e ka patur në plan për të prodhuar një version super luksoz SUV me dy dyer.

Ky SUV coupe do të bëhej makina e parë e Range Rover që del nga fabrika me rrota 23 inçësh. Magjia e vërtetë në këtë makinë ndodhte kur hapej dera masive, 1.4 metra e gjatë, pas të cilës zbulohej interieri super ekskluziv i tij.

Por për fat të keq, Land Rover ka njoftuar se Range Rover SV Coupe nuk do të prodhohet. I kontakuar nga ‘Autocar’, një zëdhënës i Land Rover motivoi vendimin e kompanisë duke thënë se buxheti i rezervuar për ndërtimin e Coupe SV do të ridrejtohet drejt zhvillimit të modeleve të gjeneratës së ardhshme: “Kemi marrë vendimin e vështirë për të informuar klientët tanë se Range Rover SV Coupé nuk do të vazhdojë në prodhim. Në vend të kësaj, Land Rover po përqendron burimet dhe investimet në gjeneratën e ardhshme të produkteve të klasit botëror. ”

SUV-i pritej  që të kushtonte rreth 295, 995 dollarë dhe gjithësej do të prodhoheshin vetëm 999 njësi. Tashmë ky SUV me dy dyer do të mbetet thjesht një koncept që u prezantua në panairin e makinave në Gjenevë.


 

This post is also available in: English