E pabesueshme! Ritz-Carlton është duke ndërtuar një superjaht prej 190 metrash.

ardita 0

Ritz-Carlton hotel group ka zbuluar planet për ndërtimin e një jahti gjigand i cili pretendohet se do të përfundojë së ndërtuari në vitin 2020.

Kompania njoftoi se jahti prej 190 metrash është duke u ndërtuar në kantierin Hijos De J Barreras në Spanjë. Ky jaht është planifikuar që ta bëjë udhëtimin e tij të parë nga Fort Lauderdale në Bridgetown në shkurt të vitit 2020.

Programi 10-ditor përfshin edhe disa ndalesa në disa ishuj të detit të karaibeve si Santo Domingo, San Juan, Charlestown dhe Fort-de-France. Ky superjaht do të mund të akomodojë 290 pasagjerë në 149 dhoma.

Pamja e brendshme është dizenjuar nga ekipi i dizenjuesve të Ritz-Carlton në bashkëpunim me kompaninë dizenjuese suedeze Tillberg Design. Sipas njoftimeve të dhëna nga kompania jahti do të ketë një pishinë të madhe, Spa dhe një palestër.

This post is also available in: English