E pabesueshme! Schumacher i bashkohet Ferrari-t

Admin 0

Mick Schumacher djali i pilotit legjendar Michael Schumacher i është bashkuar akademisë së pilotëve të Ferrari. Piloti 19-vjeçar u shpall kampion në Formula 3 vitin e kaluar dhe këtë sezon do të garojë në Formula 2 me ndihmën e programit të skuderisë Ferrari. Gjithashtu në akademinë e pilotëve të Ferrari-t bën pjesë edhe nipi i dy-herë kampionit të botës Emerson Fittipladi.

Talenti që ka shfaqur gjatë garave të zhvilluara në Formula 3 ku ai u shpall dhe kampion ka bërë që Ferrari ta bëjë atë pjesë të ekipit të tyre. Ndoshta nuk do të jetë e largët dita kur Mick të garojë në Formula 1 me Ferrari-n, ekipin ku babai i tij Michael fitoi 5 nga 7 titujt e tij kampion.

This post is also available in: English