E pabesueshme! Shikoni sa kushton ky Rolls Royce i rrallë

ardita 0

Të zotërosh një makinë Rolls Royce nuk do të thotë që ti ke një makinë të bukur luksoze, por kjo makinë është një simbol i suksesit tënd. Njësoj si të zotëroni një orë Rolex apo të pini një shmpanjë Dom Pérignon, kjo markë është simbol i suksesit.

Megjithatë nëse ju vizitoni qytete si Monte Carlo apo Abu Dhabi ju do të gjeni edhe makina të tjera Rolls Royce që do të thotë se edhe persona të tjerë janë po aq të suksesshëm. Nëse ju do të donit që të ishit të veçantë dhe të kishit një makinë luksoze që asnjë nuk e ka atëherë duhet të drejtoheni drejt Arizonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ankandin e RM Sotheby i cili mbahet vitin e ardhshëm.

Aty do të dalë në ankand një Rolls Royce Silver Spirit I Emperor Stare Landaulet e ndërtuar në vitin 1989. Kjo makinë është e vetmja që ekziston dhe është e modifikuar të jetë sa më luksoze nga Hooper për nder të familjes mbretërore së Anglisë. Kjo makinë mund të jetë ajo makina e veçantë që mund t’ju dallojë nga të tjetët. Megjithatë një makinë luksoze dhe kaq e rrallë ka një çmim jo të vogël. Kjo makinë luksoze kushton rreth 1 milion dollarë.

 

This post is also available in: English