E pabesueshme! Shikoni sa kushton makina elektrike Porsche Taycan

ardita 0

Marketingu është një botë e tillë e çuditshme dhe e mrekullueshme. Këtë javë Porsche na tregoi pak më shumë rreth makinës së saj të ardhshme elektrike me katër dyer, të cilën e njihnim me emrin Misioni E. Ky emër dukej i përshtatshëm për një makinë të re elektrike por më pas u përfshi marketingu dhe e ‘pagëzoi’ me emrin Taycan.

Sipas Porsche, emri i ‘ka rrënjët e saj gjuhësore në lindje’ dhe po ta përkthesh fjalë për fjalë do të thotë ‘kalë i ri, i gjallë’. Këto kohët e fundit po dalin fjalë se do të ketë tre versione të makinës elektrike, Taycan, Taycan 4S dhe Taycan Turbo.

Çmimet në SHBA thuhet se janë midis 92 mijë dollarë për më të lirin dhe mbi 130 mijë dollarë për versionin turbo. Palët e interesuara aktualisht mund të regjistrohen nëpërmjet një faqe interneti dhe të vënë në listën e pritjes një depozitë prej 2,500 $.