E pabesueshme! Shikoni sa kushton zëvendësimi i serbatorit të një Bugatti Veyron

Admin 0

Makina Bugatti Veyron është një makinë që do të ngelet në historinë e botës së makinave si paraardhësja e supermakinave moderne. Një supermakinë e tillë kushton më shumë se 1 milion dollarë, por nëse keni një të tillë e dini shumë mirë se kësaj shume duhet t’i shtoni edhe shumat e shpenzuara për mirëmbajtjen e kësaj makine. Jo vetëm që pjesët e kësaj makine janë shumë të shtrenjta, por nëse ju duhet të riparoni diçka tek motorri atëherë teknikët duhet të çmontojnë pjesën e mbrapme të makinës. Ende nuk dihet se sa është kosto e një mirëmbajtje të plotë të një Bugatti Veyron, por një formular aplikimi EPA mund të na ndihmojë të hamendësojmë se sa kushton një restaurim i plotë i kësaj supermakine. Formulari tregon se sa kustojnë pjesët e makinës si edhe haku i punëtorëve për çdo pjesë që rregullohet.

Një nga pjesët më të shtrenjta është zëvendësimi i serbatorit, i cili sëbashku me hakun e punës kushton rreth 42,000 dollarë. Nëse e shikoni nga një këndgvështrim tjetër ju mund të shkoni tek dyqani i makinave Audi dhe të bleni një Audi S3 të re. A ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se serbatori një makine do të kushtonte sa një makinë Audi e re?

This post is also available in: English