E pabesueshme! Skoda po planifikon të ndërtojë një makinë më të fuqishme se modeli Kodiaq RS

ardita 0

Duket se 2019 do të jetë një vit i zënë me shumë punë për kompaninë çeke Skoda. Ky është viti ku Skoda do të prezantojë modelin e ri Karoq si edhe modelin Scala i cili do të jetë një rival i drejtpërdrejtë i Volkswagen Golf.

Gjithashtu kompania është duke punuar edhe për ndërtimin e modelit Citigo, makinë e cila do të jetë tërësisht elektrike dhe që mendohet të prezantohet në vitin 2020. Megjithatë lajmet më të fundit që vijnë nga kompania bëjnë të ditur se Skoda ka ende një as nën mëngë.

Sipas këtyre lajmeve asi i Skoda është modeli Karoq RS, një makinë e cila do të ketë një motorr Volkswagen 2.0 TSI. Por ajo që e bën këtë makinë të veçantë është se fuqia motorrike mund të arrijë 300 kuajfuqi, fuqi e cila është dukshëm më e madhe nga sa prodhon motorri i një Kodiaq RS (236 kuajfuqi).

Gjithashtu kompania nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të modelit Fabia RS si edhe ndërtimin e një makine RS elektrike. Me shumë mundësi makina e ardhshme RS elektrike mund të jetë modeli Scala RS. Deri tani Skoda nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë se kur do të prezantohet modeli i ri Karoq RS por me shumë mundësi ky model do të prezantohet në shtator tek Frankfurt Motor Show.