E pabesueshme! Skoda Scala RS mund të vijë edhe në version hibrid

ardita 0

Pasi Skoda prezantoi modelin e ri Scala, thuhet se më vonë ky model mund të vijë edhe në version sportiv RS. Scala ka një motorr të fuqishëm me benzinë 1.5 litër TSI Turbo dhe prodhon 150 kuaj fuqi.

Skoda gjithashtu ka paralajmëruar Scalën edhe në versionin Vision RS në formë të konceptit, i cili do të ketë sistemin plig-in hibrid me motor benzine 1.5 litër TSI dhe një motor elektrik, që do të prodhojë 245 kuaj fuqi. Ende nuk është vendosur asgjë, por zyrtarisht është konfirmuar që Scala RS po e shqyrton edhe një mundësi që modeli eventual serik të bëhet me sistemin hibrid.

Revista e njohur britanike ‘Auto Express’ ka publikuar një fotografi ku për modelin Scala në versionin RS ka parashikuar pasqyrat në ngjyrë të zezë, paketën për aerodinamikën etj.