E pabesueshme! Subaru kërkon kthimin e mbi 1 milion automjeteve në mbarë botën, ja arsyeja

ardita 0

Njësoj si ‘vëllai’ i saj më i madh Toyota, Subaru njihet për besueshmërinë e saj. Eshtë vlerësuar edhe nga raportet e konsumatorëve dhe pronarët për besueshmërinë e lartë dhe ka vetëm komente të mira për makinat e saj sportive AWD dhe SUV.

Pra, është paksa e dhimbshme për të dëgjuar se prodhuesi japonez tani po kërkon kthimin e 2.26 milionë automjeteve në mbarë botën për një problem me dritat e frenave. Problemi ështe një ndërveprim i çuditshëm që ndodh midis çelësit të dritave të frenave dhe disa produkteve të pastrimit që përmbajnë silikon. Silikoni mund të depërtojë në vendin ku ndodhen dritat e frenave dhe fillon të shtypë çelësin e dritave të frenave, ose e mban gjatë gjithë kohës ndezur ose e fik komplet. Sido që të jetë, shoferi që qëndron pas jush nuk do të jetë në gjendje të kuptojë nëse po frenoni apo jo. Kjo rrit rrezikun e një aksidenti.

Deri më tani nuk janë raportuar aksidente apo lëndime, por mund ta kuptoni fare lehtë se si kjo mund të çojë në një përplasje. Nga 2.26 milionë makinave që janë prekur rreth 306.728 njësi ndodhen në Japoni dhe 1.96 milion në pjesën tjetër të botës. 

Automjetet e prekura janë Subaru Forester 2014-2016, Subaru WRX 2011-2014, Subaru Impreza 2008-2016 dhe Subraru XV (Crosstek) 2012-2017. 

This post is also available in: English