E pabesueshme! Subaru ndërton modelin më të fuqishëm WRX STI

ardita 0

Viti 2018 shënoi 30 vjetorin e një prej sektorëve të Subaru Tecnica International e njohur ndryshe si STI.  Për të festuar këtë 30 vjetor kompania do të ndërtojë një model unik WRX STI për vitin 2019 të quajtur Diamond Edition.

Ky model do të jetë modeli më i fuqishëm i një makine Subaru WRX STI të dalë nga fabrika. Mirëpo ka dy “probleme”:  Njëra është se Subaru do të ndërtojë vetëm 30 makina të tilla dhe “problemi” tjetër është se të gjitha këto makina do të shiten vetëm për klientët në Afrikën e Jugut.

Mendohet se arsyeja pse këto makina do të shiten në Afrikën e Jugut është se dega e kompanisë në këtë vend do të jetë ajo që do t’i ndërtojë këto makina. Falë disa ndryshimeve në motorr Subaru Diamond Edition STI do të ketë një motorr që arrin të prodhojë deri në 349 kuajfuqi.

Makina e re do të arrijë shpejtësinë nga 0-100 km në vetëm 5 sekonda. Gjithashtu makina ka pësuar disa modifikime të vogla tek disqet, amortizatorët si edhe tek dizajni i makinës e cila do të ketë një pamje pak më agresive. Gjitashtu pamja e brendshme do të jetë e veçantë dhe pak më ndryshe se një WRX STI e zakonshme. Kjo makinë do të dalë në shitje në muajin janar dhe çmimi do të jetë 56,000$.

This post is also available in: English