E pabesueshme, tashmë Bentley Bentayga Speed është SUV-i më i shpejtë në botë

ardita 0

Bentley i ka vjedhur kurorën Lamborghini Urus, megjithëse me një diferencë të vogël.

Poshtë kofanos Bentley ka një motor W12, 6.0 litërsh i cili prodhon 626 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 3.9 sekonda para se Bentayga Speed të arrijë një shpejtësi maksimale prej 190 mph, 0.5 mph më shpejt se Lamborghini Urus i cili mbante titullin e SUV-it më të shpejtë në botë.

Bentley Bentaya Speed do të bëjë debutimin e tij në panairin e makinave që do të zhvillohet muajin që vjen në Gjenevë, më vonë do të dalë në shitje. Akoma nuk është bërë i ditur çmimi po pritet që të jetë rreth 195 mijë dollarë.

This post is also available in: English