E pabesueshme! Tashmë edhe Harley Davidson do të sjellë një version elektrik

ardita 0

Harley Davidson ka vendosur që të vije me një version elektrik. Ndërkohë prodhuesi do të vazhdojë të ndërtojë motorë me djegie të brendshme.

Versioni i pare elektrik ishte motori ‘Likewire’ i cili debutoi si një prototip në vitin 2014. Motorristëve anembanë botës iu dha mundësia që të ngisnin konceptin në mënyrë që ta testonin dhe përshtypjet e tyre kanë qënë mjaft pozitive.

Detaje e plota lidhur me versionin e prodhimit akoma nuk janë bërë të ditura.

Harley Davidson elektrik do të prezantohet me 6 nëntor të vitit 2019, në Milano. Inxhinierët projektues të modelit elektrik thanë që: “Mundësia për t’i dhënë më tepër fuqi këtij modeli ekzistonte por për të mos e deformuar dhe rënduar me bateri të rënda fizionominë klasike të Harley-t, menduam që më mirë ta kufizojmë në fuqi.”

Që nga viti 1903, Harley nuk ka prodhuar një model kaq revolucionar.