E pabesueshme, tashmë edhe Samsung ka krijuar një makinë

ardita 0

Renault Samsung Motors XM3 është duke shijuar premierën e tij  botërore në panairin e makinave që po zhvillohet në Seul.

Makina e prezantuar është shumë ngjashme me modelin Arkana Renault që ka debutuar në Moscow International Auto Salon gjatë gushtit të vitit të kaluar. Ky model mbante logon e Renault në grilën e saj dhe pritet të hyjë në prodhim gjatë këtij viti.

Ky SUV do të jetë vetëm për tregun e Koresë së Jugut por ndoshta kur të dalë nga prodhimi mund të ketë tjetër emër. 

Zëvendës presidenti i dizajnit të Renault, Laurens Van den Acker tha në një intervistë se: “XM3 Inspire zbulon linjat e një automjeti të ardhshëm si dhe tregon në mënyrë të përkryer përzierjen e përmasave atletike të një SUV-i dhe elegancën e një sedani. Me objektivin e qartë të përmbushjes së pritshmërive të klientëve tanë në Korenë e Jugut, ne menduam të krijojmë automjetin më elegant në botë, një model emblematik që do të shënojë transformimin e vërtetë të dizajnit të Renault Samsung Motors”.

Specifikat e Renault Samsung Motors XM3 Inspire priten të bëhen të ditura këto ditë.