E pabesueshme! Tesla fillon ndërtimin e një fabrike të re në Kinë

ardita 0

Shefi i Teslas, Elon Musk dhe kryebashkiaku i Shangait Ying Yong kanë njoftuar ditën e djeshme fillimin e punimeve për ndërtimin e fabrikës e cila do të jetë linja e parë e prodhimit Tesla jashtë SHBA-së.

Në postimet në Twitter përpara ngjarjes, Musk tha se fabrika do të prodhojë “versione të përballueshme” të automjeteve Model 3 dhe Model Y për rajonin e Kinës së Madhe dhe se plani është të “përfundojë ndërtimi fillestar këtë verë dhe të arrijnë një vëllim të madh të prodhimit në vitin e ardhshëm.”

Musk ka blerë tokën në periferi të qytetit për rreth 140 milionë dollarë në muajin tetor të vitit të kaluar. Marka e automjeteve luksoze është shumë e famshme në Kinë por i duhet të konkurojë edhe me prodhuesit e automjeteve elektrike vendase si Nio.

Prodhimi i automjeteve në Kinë do të zvogëlonte kostot nga tarifat dhe transporti oqean për Teslën. Sipas një raporti fabrika e re ‘Giga’ e Teslës pritet të fillojë prodhimin e pjesshëm në gjysmën e dytë të këtij viti. 

This post is also available in: English