E pabesueshme! Tesla ka thyer rekordin e shitjeve për muajin gusht

ardita 0

Shitjet e Tesla Model 3 në muajt maj dhe qershor arritën në 6000 makina por kjo nuk është asgjë përpara numrit të makinave të shitura në muajin korrik të cilat arritën shifrën e 14,250 makinave.  Nëse po mendoni se ky është një numër i madh atëherë mendohuni sërish.

Tesla ka arritur të shesë 17,800 makina Model 3s në muajin gusht. Ky është numri më i madh i shitjeve për një makinë elektrike në një muaj. Kompania me numrin më të madh të shitjeve të makinave elektrike në një vit është Leaf. Ajo shiti 30,200 makina vetëm në vitin 2014.

Por edhe me 4 muaj të mbetur dhe me këto shifra që mund të rriten në muajt e ardhshëm Tesla mund ta thyejë edhe këtë rekord. Gjithashtu Tesla ka shitur edhe 2625 makina Model S dhe 2750 makina Model X brenda muajit që kaluam, shifër kjo që është afërsisht dyfish më e lartë se ajo e muajit korrik.

Për momentin asnjë kompani makinash elektrike  nuk mund të arrijë shitjet e Teslas dhe kjo ka mundësi të mbetet edhe për pjesën tjetër të vitit.

 

This post is also available in: English