E pabesueshme! Tesla po ndërton një makinë që lëviz edhe nën ujë

ardita 0

Drejtori i kompanisë Tesla, Elon Musk në një takim vjetor të aksionarëve në Kaliforni u pyet nëse do të ndërtojë ndonjëherë ndonjë makinë amfibe.

“Më duket qesharake që po më pyetni por në fakt kompania aktualisht ka dizajne për të ndërtuar një automjet të tillë, elektrike natyrisht.” – ka thënë Musk.

 Makina do të jetë në gjendje që të lëvizë në rrugë por edhe nën ujë. Musk është frymëzuar nga makina që përdori James Bond në filmin “The Spy Who Loved Me” i vitit 1977, në fakt ai e donte aq shumë saqë e bleu rreth £616,000.

Musk gjithashtu tha që teknikisht është i realizueshëm por që na duhet të presim për të pasi tregu për një makinë të tillë ende nuk është mjaft i fuqishëm.