E pabesueshme! Thyhet rekordi i pistës në Daytona

Admin 0

Kur një rekord nuk arrihet të thyhet për 26 vjet pavarësisht zhvillimeve teknologjike të viteve të fundit, tregon se ai pilot që e ka arritur atë ka qenë një pilot i jashtëzakonshëm. Ishte viti 1993 kur piloti P.J.Jones arriti të vendoste kohën 1:33.875 gjatë një xhiroje prej 3.56 miljesh me një Toyota MkIII Eagle GTP.

 

Mirëpo gjatë provave kualifikuese të garën 24-orëshe të Daytona piloti britanik Olly Jarvis arriti të thyejë rekordin e vendosur nga Jones si edhe ka siguruar një pole position. Piloti britanik me makinën e tij Mazda RT24-P ka hyrë në librin e histories së kësaj piste, por mbetet për tu parë nëse ky rekord i ri i vendosur do t’i “mbijetojë” garës.

This post is also available in: English