E pabesueshme! Touareg do të jetë Volkswageni i fundit me motor dizel V8

ardita 0

Shumë nga prodhuesit e makinave kanë qënë duke vuajtur nga rrëmuja e skandalit të naftës që ka ndodhur disa vite më parë, duke përfshirë marka si Volkswagen Group, Porsche dhe Audi, duke çuar këto dy prodhuesit e fundit që t’i japin fund prodhimit të automjeteve me naftë.

Por jo Volkswagen, i cili paraqiti  makinën e tij të fuqishme V8 Touareg TDI, krahas konceptit tërësisht elektrik ID Buggy në panairin e makinave që u zhvillua në Gjenevë. Makina ka një motor turbodiesel 4.0 litërsh që prodhon 416 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin brenda 4.9 sekondave, shumë apo jo?

Shefi i marketingut të Volkswagen, Jurgen Stackmann në një intervistë me ‘Top Gear’ dha një lajm shumë zhgënjyes. Ai tha: “Me shumë gjasa, kjo do të jetë makina e fundit V8 me naftë që do të shihni. Pra, nëse jeni ndër ata që janë të interesuar në marrjen e Touareg V8 me naftë, ky mund të jetë shansi juaj i fundit.’

This post is also available in: English