E pabesueshme! Toyota rikthen në Evropë modelin Camry

ardita 0

Toyota ka prezantuar në panairin e makinave që u zhvillua në Paris, modelin e quajtur Camry. Toyota Camry ka qënë një ndër sedanët më të sukseshëm në botë dhe rikthehet në Evropën Perëndimore pas një mungese prej 14 vitesh.

Gjenerata e tetë e sedanit të Toyota-s e kishte premierën e saj në panairin e makinave që u zhvillua në Detroit në vitin 2017, tashmë në Evropë ajo do të shitet në versionin hibrid me një motor benzine me katër cilindra, 2.5 litërsh.

Fuqia totale e sistemit hibrid është 218 kuaj fuqi, që është më pak se versioni amerikan i kësaj makine prej 210 kuaj fuqi. Data se kur makina do të lançohet në Evropë nuk është bërë akoma e ditur.