E pabesueshme! Toyota rikthen në Evropë modelin Camry

ardita 0

Camry ka qënë prej kohësh makina më e shitur në SHBA, por jo në shumë pjesë të tjera të botës. Në Evropë kompania ndërpreu shitjen e këtij modeli në vitin 2004 për shkak të kërkesave të pakta.

Tashmë Toyota ka vendosur të rikthejë përsëri modelin Camry i cili do të zëvendësojë modelin Avensis. Toyota Camry do të vije me një version hibrid me një motor me gaz 2.5 litërsh dhe me një motor elektrik.

Me shtimin e Camry, Toyota tani do të ketë tetë modele elektrike-hibride në linjën e saj evropiane. Shitjet do të fillojnë në Evropën Perëndimore në tremujorin e parë të vitit 2019.

Toyota shet Camry në më shumë se 100 vende rreth globit. Deri më tani, më shumë se 19 milionë njësi janë shitur qëkur makina ka dalë në shitje  për herë të parë në vitin 1982. Camry ishte makina e dytë më e shitur e Toyota-s në SHBA vitin e kaluar.

 

 

This post is also available in: English