E pabesueshme! Toyota tërheq nga tregu 3.4 milionë makina shkaku i airbagëve jofunksionalë

ardita 0

Korporata “Toyota Motor Corp” tha të martën se do të tërheq nga tregu 3.4 milionë makina në mbarë botën për shkak të një problemi elektronik që mund të rezultojë në mos hapjen e airbagëve në rast të aksidenteve.

Tërheqja, që përfshin 2.9 milionë makina amerikane, prek modelet Corolla 2011-2019, Matrix 2011-2013, Avalon 2012-2018 dhe Avalon Hybrid 2013-2018, raporton Reuters.

Veturat mund të kenë një njësit të kontrollit elektronik që nuk ka mbrojtje adekuate kundër zhurmës elektrike që mund të shkaktohet në aksidente, gjë që mund të çojë në moshapje të airbagëve.

Dilerët e Toyotas do të instalojnë një filtër zhurme mes modulit për kontrollin e airbagëve dhe kabllove, nëse ka nevojë.